Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Samsung punon në version Mini të Galaxy S9

Për vitin e ardhshëm, lirisht mund të themi se së paku tre smartfonë të rinj të avancuar do të lansohen nga gjiganti i teknologjisë, Samsung, duke përfshirë edhe Galaxy S9 dhe Galaxy S9+ të cilët pritet të lansohen zyrtarisht në fillim të 2018-ës dhe Galaxy Note 9 në gjysmën e dytë të vitit 2018.

Megjithatë, sipas SamMobile, Samsung është duke punuar në një smartfon me ekran të plotë, transmeton Koha.net. Ende nuk është konfirmuar nëse pajisja e re do të shfaqet nëpër dyqane, por raportohet se kjo pajisje mund të jetë Galaxy S9 Mini.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E vetmja gjë që dihet rreth këtij telefoni është se do të vijë me ekran të plotë 5-inç me skaje shumë të ngushta.