Gjiganti i teknologjisë, Samsung, është duke punuar në serinë e re Galaxy S9 dhe tani raportohet se kjo kompani është duke punuar edhe në një model të ri i cili do të lansohet së bashku me smartfonin e ri të avancuar.
Me fjalë të tjera, Samsung do të ofrojë dy smartfonë të rinj – Galaxy S9 dhe Galaxy S9+, për vitin 2018, transmeton Koha.net.
Sipas raportimit të fundit, Samsung është duke punuar në dy versione, G960FXXU0AQI5 dhe G965FXXU0AQI5, përkatësisht Galaxy S9 dhe Galaxy S9+. Numrat e modelit për dy smartfonët e ardhshëm janë SM-G960 (Galaxy S9) dhe SM-G965 (Galaxy S9+).
Samsung Galaxy S9 dhe S9+ mund të lansohen në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC) i cili do të mbahet në Barcelonë vitin e ardhshëm më 26 shkurt.
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Mbrojtja e të dhënave tuaja: Si të qëndroni të sigurtë në një botë të lidhur me Galaxy S26 Ultra
-
Harmonia perfekte e harduerit dhe inteligjencës në Galaxy S26
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi