Jemi duke i afruar ngadalë fundit të vitit dhe spekulimet rreth modeleve për 2018-ën tashmë kanë filluar të rrjedhin online.
Deri më sot, është spekuluar për dy kompanitë se janë duke punuar në smartfonët e rinj të avancuar për fillim të vitit të ardhshëm dhe ato janë OnePlus dhe Samsung, transmeton Koha.net. OnePlus do të lansojë modelin e saj të avancuar me ekran pa skaje në fillim të vitit të ardhshëm, dhe Samsung ka plane të ngjashme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas SamMobile, Samsung do të ketë serinë e re të avancuar të ngjashme edhe për vitin e ardhshëm, përkatësisht Galaxy S9 dhe Galaxy S9+. Kjo uebfaqe e njohur, po ashtu, ka zbuluar edhe numrat e modeleve - G960FXXU0AQI5 (Galaxy S9) dhe G965FXXU0AQI5 (Galaxy S9+), që i referohen SM-G960 dhe SM-G965.
Nëse marrim parasysh se Samsung ka filluar zhvillimin më herët për dallim nga viti i kaluar, modelet e reja mund të lansohen më herët sesa është planifikuar.