Janë shfaqur dy smartfonë të rinj në version Mini të Samsungut në uebfaqen e njohur TENAA.
Fjala është për modelet Galaxy S8 Lite dhe Galaxy A8 Star.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThuhet se të dy pajisjet do të jenë pak a shumë të ngjashme, transmeton Koha.net. Ata do të vijnë me procesor Snapdragon 660.

Sipas TENAA, Galaxy A8 Star do të vijë me ekran 6.28-inç Super AMOLED me rezolucion prej 1,080 x 2,220 pikselë, kamerën kryesore të dyfishtë prej 16 + 24 megapikselë dhe atë të përparme prej 24 megapikselë, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, si dhe baterinë prej 3,700 mAh.
Sa i përket Galaxy S8 Lite, sipas TENAA, pritet të vijë me ekran 5.8-inç dhe kamerë të dyfishtë prej 12 megapikselë.