Ndonjëherë ndodhë që dikush ta hakojë Facebookun tuaj. Për ta rikthyer llogarinë tuaj, mund të ndiqni disa hapa.
Ekzistojnë tre skenarë kur mund ta humbni kontrollin e llogarisë suaj në Facebook.
Skenari 1. Ju lejoni një anëtar të familjes ose mik të "huazojë" llogarinë tuaj në Facebook në kompjuterin ose telefonin tuaj. Ata vazhdojnë të konsumojnë përmbajtje, të postojnë mesazhe si ju ose të miqësohen me njerëz të rastësishëm.
Kjo është njëjtë e bezdisshme si kur dikush i panjohur hakon llogarinë tuaj.
Por, këtë mund ta rregulloni sërish përmes faqes së sigurisë në Facebook. Kaloni në opsionin e sigurisë “Security and Login” dhe në të shfaqet lista me vendet ku është e hapur llogaria juaj. Më pas, nga aty mund t’i mbyllni të gjitha nga po i njëjti opsion.

Skenari 2. Dikush përdorë fotografinë dhe emrin tuaj dhe hap një llogari të re. Më pas tentojnë të rekrutojnë miqtë tuaj të Facebookut në llogarinë e re.
Nuk ka shumë mënyra për ta zgjidhur këtë, vetëm që tu tregoni njerëzve se ajo është një llogari e rreme.
Skenari 3. Skenari më i keq. Dikush hamendëson fjalëkalimin e llogarisë suaj dhe futet në të. Kjo është situata më e keqe dhe rregullimi i kësaj varet nga ajo se çfarë informacione privatësie ke dhënë në Facebook dhe vendosmërinë tuaj për ta rikthyer.
Nëse kjo ndodhë, keni tri opsione.
1. Është kohë e mirë për ta lënë Facebookun. Problemi është se dikush po përpiqet të jeni ju dhe mund të përfitojë nga identiteti juaj dhe ta përdorë për të keq.
2. Mundohuni ta riktheni llogarinë vetë duke përdorur disa hapa që ua jep si mundësi Facebooku në këto raste.
3. Përdorni një shërbim rikthimi të tretë si një të tillë si hakimi dhe që mund tu kushtojë.
Për t’u ikur të gjitha këtyre situatave, është mirë që të siguroni llogarinë përmes mundësive që u jep Facebooku.