Tech

iPhone 14 drejt standardit të vetëm të karikimit

Descriptive Text

iPhone 14 mund për herë të parë në histori të miratojë karikimin usb-c, sipas një raporti të iDrop News.

Sipas mediave të paktën dy nga katër modelet e iPhone të planifikuar për shtatorin e ardhshëm, 14 Pro dhe 14 Pro Max, do të pajisen me një port standard tip-c, i cili do të zëvendësojë Lightning, i pajisur aktualisht në iPhone 13.

Apple tashmë përdor një rimbushje të tillë në iPad-ët më të fundit.

Vendimi do të ishte pasojë si e kërkesave të Bashkimit Evropian, i cili në tetor kishte ftuar gjigantët e teknologjisë së lartë të përshtateshin me një standard të vetëm për të plotësuar nevojat e konsumatorëve, ashtu edhe për çështje thjesht teknike.

Në fakt, furnizuesi i sotëm i Lightning nuk do të lejonte shpejtësi të transmetimit të të dhënave të barabarta me ato të usb-c, që kërkohet gjithnjë e më shumë për të lëvizur skedarë të mëdhenj midis pajisjeve dhe kompjuterëve.

Shpejtësia e transferimit është e krahasueshme me atë të një porte USB 2.0, tashmë të vjetruar./atsh