Tech

Zbulohet pranë Tokës një copëz e humbur e Hënës

Descriptive Text

Një asteroid shumë i vogël që rrotullohet rreth Tokës si një satelit mund të jetë një copëz e humbur e Hënës, sipas studiuesve të Universitetit të Arizonës.

Ai quhet Kamo’oalewa, një term nga Havai për trupat qiellorë, ka një diametër prej 40 metrash dhe mund të jetë shkëputur nga Hëna pas një përplasjeje të dhunshme të satelitit tonë me një asteroid.

I zbuluar në vitin 2016 falë observatorit Pan-STARRS në Havai, asteroidi është më i vogli, më i afërti dhe më i qëndrueshëm nga trupat qiellorë që rrotullohen si rreth planetit tonë ashtu edhe Diellit në të njëjtën kohë.

Për shkak të orbitës së tij, Kamo’oalewa mund të vëzhgohet nga Toka vetëm në prill dhe me vështirësi të jashtëzakonshme duke pasur parasysh se shkëlqimi i tij është 4,1 milionë herë më i dobët se ai i yllit më të zbehtë që syri i njeriut mund të shohë në një qiell të errët. /ata