Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Videolojërat po përdoren nga ekstremistët për të përhapur urrejtje

Ekstremistët po përdorin videolojëra dhe platformat e lojërave për mesazhe, për të përhapur urrejtje, ka gjetur BBC Click.

Për tre muaj, hetuesit gjetën antisemitizëm, racizëm dhe homofobi në platforma, përfshirë DLive dhe Odysee, ku përdoruesit luajnë dhe bisedojnë me njëri tjetrin për lojërat si ajo Call of Duty and Minecraft.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Thonë se përfshirja e ekstremistëve në biseda të përditshme mund të jetë rrugë që çon në radikalizëm. Më pas këto biseda kalojnë në hapësira të tjera private si në Telegram.

Joe Mulhall nga organizata Hope Not Hate thotë se krijohen takime në grupe të vogla që nuk kanë të bëjnë domosdo me lojëra dhe flasin për politika.