Tech

Ngacmimet në rrjetet sociale: Kërkohet që abuzuesit të raportohen te punëdhënësi i tyre

Foto: Ilustrim
 

Një grup ekspertësh të sigurisë kibernetike po u bëjnë thirrje kompanive të krijojnë një mënyrë që njerëzit të raportojnë nëse punëtorët e tyre sillen në mënyrë abuzive në internet. Një numër i ndërmarrjeve janë regjistruar tashmë.

Lisa Forte, nga “Red Goat Cyber Security”, thotë se i ka ardhur përmbajtje që nuk e ka kërkuar nga llogari zyrtare në LinkedIn dhe kërcënime të dhunshme në Twitter dhe Instagram. Dhe ata nuk erdhën nga llogari anonime, shtoi ajo.