Tech

Sa është më i shpejtë iPhone 12 në krahasim me iPhonein e parë

 

iPhone është bërë pajisje jashtëzakonisht e fuqishme në 14 vitet e fundit me versionin më të ri që e bën të parin të duket sikur pajisje antike. Në një test të shpejtësisë, të bërë së fundmi, është bërë krahasimi i iPhone 12 me iPhonein e parë.

Përderisa një krahasim iPhone 12 me iPhonein origjinal duket i çuditshëm, Apple e përdor krahasimin me gjeneratën e parë rregullisht. Krahasimi i fundit që Apple bëri ishte në prezantimin e iPad Pro, kur kompania tha se po përdor setin e çipit 75 herë më të shpejtë se që ishte performanca e iPadit origjinal.