Një ekip i shkencëtarëve ka zhvilluar një “sensor COVIDI” që mund të zbulojë brenda 15 minutave nëse ndonjëri në dhomë është i infektuar me koronavirus, raporton “Daily Mail”.
Teknologjia mund të ofrojë një mënyrë më të përballueshme të kontrollit të personave në masë në hapësira përfshirë në kabina të aeroplanëve, në shtëpi të kujdesit, në klasa shkollore apo zyra.
Pajisja, e krijuar nga firma RoboScientific në Cambrdgeshire, përdorë sensorët që mund të zbulojnë erën e veçantë që rezulton nga ndryshimet kimike në lëkurë apo frymëmarrjen e njerëzve të infektuar me COVID.

Virusi shkakton ndryshime në përbërjet organike të paqëndrushme të cilat përbëjnë aromën e trupit, duke krijuar “gjurmë gishtat” që nuk mund të zbulohen nga njerëzit, por mund të zbulohen nga pajisja kur thith aromën.
Ndonëse në fazën fillestare, hulumtuesit nga Shkolla e Londrës për Higjienë dhe Mjekësi Tropikale si dhe nga Universiteti i Durhamit tregojnë se pajisja ka një efikasitet mes 98 dhe 100 për qind.
Kjo do të thotë se efikasiteti është më i lartë edhe se vet testet e shpejta kundër COVIDIT apo ka saktësi të ngjashme me testet PCR.
Pajisja kushton 5000 funte, ndonëse nuk është e lirë, redukton nevojën për testime të vazhdueshme PCR apo testime në masë.