Tech

SHBA-ja nis hetimet për Facebookun për paragjykime racore sistematike në punësime

Descriptive Text

Një agjenci amerikane që heton Facebookun për paragjykim racor në punësime dhe ngritje në detyrë e ka përcaktuar hetimin e saj si "sistemik", që do të thotë se dyshon se politikat e kompanisë mund të kontribuojnë në diskriminimin e përhapur racor në SHBA.

Tre aplikantë për punë dhe një menaxher pretendojnë që Facebooku i diskriminoi ata për shkak që ishin me ngjyrë, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

Komisioni i Mundësive të Barabarta të Punësimit (EEOC) zakonisht zgjidh mosmarrëveshjet përmes ndërmjetësimit ose lejimit të ankuesve të padisin punëdhënësit. Por zyrtarët e agjencisë caktojnë disa çështje “sistemike”, duke u mundësuar hetuesve të sjellin specialistë për të analizuar të dhënat e ndërmarrjes dhe potencialisht të sjellin një proces gjyqësor më të gjerë që përfaqëson klasa të tëra të punëtorëve.

Oscar Veneszee Jr, një menaxher i programit të operacioneve në Facebook, dhe dy aplikantë që iu mohuan vendet e punës akuzuan Facebookin korrikun e kaluar në EEOC dhe një aplikant i tretë i refuzuar iu bashkua çështjes në dhjetor. Ata kanë pretenduar se Facebooki diskriminon kandidatët dhe punonjësit me ngjyrë duke u mbështetur në vlerësime subjektive dhe duke promovuar stereotipet racore.

EEOC nuk ka bërë ende asnjë akuzë kundër Facebookut. Hetimi, i cili mund të zgjasë me muaj të tërë, mund të mos rezultojë në gjetje të keqbërjes. Agjencia dhe Facebooki nuk pranuan ta komentojnë çështjen.