Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Një nëndetëse 15 milionë dollarëshe për të vizituar “skutat” më të errëta të oqeaneve

Eksplorimi i cepave më të errët të thellësive të oqeaneve do të marrë një shtysë tepër të madhe, pasi një mjet i ri nënujor do të mundësojë zbritjen në thellësi të pamenduara më parë.

Nëndetësja e vogël, do të ketë krahë si ato të pulëbardhës, që do ta lejojnë të udhëtojë edhe më shpejt nën ujë, në një thellësi deri në 4.000 metra nën nivelin e detit, që do të ishte edhe më e madhja e arritur ndonjëherë nga një mjet nënujor i ndërtuar për të mbajtur njerëz.

Nëndetësja do të quhet Triton 13000/2 Titanic Explorer. Kabina e nëndetëses do të jetë sfera më e trashë prej akriliku e ndërtuar ndonjëherë, që do t’u mundësojë personave brenda saj të mos e ndiejnë presionin e thellësisë. Sipas projektit të prezantuar, brenda nëndetëses mund të qëndrojnë 2 persona.

“Deri tani ishte e pamundur arritje në 4000 metra thellësi, por përparimet e bërë në teknologji kanë lejuar Triton-in që ta bëjë të mundur këtë”, tha kompania në një deklaratë.

Çmimi për njësi i këtyre nëndetëseve është raportuar të jetë 15 milionë dollarë.

Edhe Superjahti holandez që mund të transformohet në nëndetëse Kuriozitet Superjahti holandez që mund të transformohet në nëndetëse

Kompania amerikane gjithashtu pretendon se mjeti lundrues nënujor do të jetë tepër i heshtur, për të mos shqetësuar aspak ose fare pak jetën nënujore. \ a2news

{gallery}