Tech

TUPL, arma e re amerikane që do të bëjë “shkrumb e hi” armiqtë

TUPL, arma e re amerikane që do të bëjë “shkrumb e hi” armiqtë
Foto: Ilustrim
 

Mediat britanike raportojnë se ushtria amerikane është duke zhvilluar një armë të re me laser, e cila do të jetë shumë herë më e fuqishme nga çdo lloj arme e ngjashme e këtij lloji.

Shumica e armëve ekzistuese me laser duhet të gjuajnë me breshëri një objektiv përpara se ai të shkatërrohet apo të marrë flakë, por kjo gjë nuk do të jetë njësoj me “Tactical Ultrashort Pulsed Laser”, e cila mund ta bëjë shkrumb e hi brenda një fragmenti të sekondës, përcjell a2nenws të martën.