Kompania e miliarderit Elon Musk, “SpaceX”, kushtuar fluturimeve hapësinore, është bërë një laborator për Covid-19.
Më shumë se 4 mijë punonjës të saj u vunë në dispozicion për kërkime mbi imunizimin, hulumtim që u botua më pas në revistën shkencore Nature Communications, raportoi ”Wall Street Journal”.
Punëtorët e “SpaceX” e kanë vënë veten në dispozicion për një periudhë të caktuar kohe, muajt e fundit, për të marrë mostra gjaku në mënyrë që studiuesit të mund të analizojnë përmbajtjen e antitrupave.
Rezultati sugjeron që një prag i caktuar i antitrupave mund t’u sigurojë njerëzve një mbrojtje të qëndrueshme kundër virusit, por që ata nuk bëhen imunë. Për më tepër, 61% e 120 punonjësve që morën virusin raportuan se kishin përjetuar simptoma të lehta të infeksionit.\atsh
-
SpaceX e Muskut po ndërton rrjet satelitor spiun për agjencinë e inteligjencës amerikane
-
SpaceX akuzohet se shkarkoi punëtorët vetëm pse kritikuan Muskun
-
Plani i Elon Muskut për ta kolonizuar planetin Mars
-
“Space X” pushon nga puna pesë punëtorë pasi kritikuan Elon Muskun
-
SpaceX i Elon Muskut rrugës për t’u bërë startup-i më i vlefshëm në SHBA