Korporata për eksplorimin e hapësirës, SpaceX, nën pronësi të Elon Muskut, po ndërton një rrjet prej qindra satelitësh spiunë për një agjenci të inteligjencës amerikane, raportoi të dielën Reuters.
Rrjeti po ndërtohet nga njësia e biznesit Starshield të SpaceX-it sipas një kontrate prej 1.8 miliardë dollarësh të nënshkruar në vitin 2021 me Zyrën Kombëtare të Zbulimit (NRO), agjenci inteligjence që menaxhon satelitët spiunë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy rrjet ilustron investimin e thellë të Pentagonit në sisteme satelitore të gjera, në orbitën e ulër të Tokës, që synojnë mbështetjen e forcave tokësore.
Nëse do të jetë i suksesshëm, programi do ta avancojë ndjeshëm aftësinë e qeverisë dhe ushtrisë amerikane për të zbuluar shpejt objektivat pothuajse kudo në glob.
Kontrata e SpaceX-it tregon për një sistem të ri të fuqishëm spiunazhi me qindra satelitë që kanë aftësi imazherike të Tokës.
Satelitët mund të gjurmojnë objektivat në terren dhe t'i ndajnë ato të dhëna me inteligjencën dhe zyrtarët ushtarakë të SHBA-së. Në parim, kjo do t'i mundësonte qeverisë amerikane të kapte shpejt imazhe të vazhdueshme të aktiviteteve në terren pothuajse kudo në glob.