Tech

Paralajmëron Apple: Mbani iPhonen larg zemrës

Paralajmëron Apple: Mbani iPhonen larg zemrës
Foto: AP
 

Një përditësim i rëndësishëm për përdoruesit e iPhonet: Apple po i paralajmëron përdoruesit se telefonat e vet të mençur mund të pengojnë pajisjet mjekësore, përfshirë stimuluesit kardiakë.

Në një njoftim të publikuar nga kompania, bëhet e ditur se iPhonet përmbajnë magnete dhe radio që emetojnë fushën elektromagnetike, e të cilat “mund të pengojnë” pajisjet mjekësore, sikur stimuluesit e implantuar apo edhe aparateve tjera elektrike.