Tech

Messenger do t’ju njoftojë nëse dikush bën ‘screenshot’ bisedën tuaj

Messenger do t’ju njoftojë nëse dikush bën ‘screenshot’ bisedën tuaj

Facebooku ka prezantuar veçorinë e re për zhdukjen e mesazheve, që do të shfaqet te Messengeri dhe Instagrami. Veçoria ua mundëson përdoruesve të përcaktojnë mesazhet që të fshihen sapo që përdoruesi tjetër i sheh ato dhe biseda do të mbyllet.

“Vanish Mode”, ua mundëson përdoruesve të dërgojnë tekste, emoji, fotografi, incizime zëri, e të cilat do të zhduken menjëherë pasi përdoruesi që merr mesazhin i sheh ato.