Tech

Syzet inteligjente mund të jenë hapi tjetër i madh në teknologji

Syzet inteligjente mund të jenë hapi tjetër i madh në teknologji

Ardhja e telefonit inteligjent ka ndryshuar sjelljen njerëzore. Por a do të jenë syzet inteligjente zhvillimi tjetër i madh në botën e teknologjisë? Kompania Google ishte e para që prezantoi syzet inteligjente më shumë se gjashtë vite më parë. Por ai produkt nga Google nuk gjeti shumë mbështetje. Aktualisht, shumë kompani të vogla dhe të mëdha në shumë vende të botës ende po punojnë për ndërtimin e syzeve inteligjente, përfshi kompaninë Facebook. Po ashtu ka njoftime se edhe kompania Apple po punon në këtë drejtim. “Zëri i Amerikës” sjell më shumë hollësi mbi tregun aktual dhe aplikacionet e larmishme që ofrojnë syzet inteligjente.

Fillimisht doli tastiera dhe pastaj ekrani me prekje. Disa kompani thonë se syzet inteligjente, në dukje të zakonshme, do të jenë hapi tjetër teknologjik, edhe pse kjo nuk fuknsionoi për kompaninë Google. Liz Goodno është me kompaninë “Snap Inc.”