Tech

Microsofti do t'i vazhdojë bisedimet për blerjen e operacioneve të TikTok-ut në SHBA

Microsofti do t'i vazhdojë bisedimet për blerjen e operacioneve të TikTok-ut në SHBA

Gjiganti amerikan i teknologjisë Microsoft ka konfirmuar se po vazhdon bisedimet për të blerë operacionet në SHBA të aplikacionit kinez TikTok, shkruan BBC.

Shefi ekzekutiv i Microsoftit, Satya Nadella, ka biseduar të dielën me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me këtë blerje, siç ka njoftuar firma.