Tech

Shpiket maska inteligjente, përkthen në 8 gjuhë të botës

Shpiket maska inteligjente, përkthen në 8 gjuhë të botës

Mënyra si koronavirusi e ka transformuar shoqërinë ka ndikuar edhe në teknologji. Kështu një kompani japoneze ka shpikur një maskë inteligjente që mund të transmetojë mesazhe dhe të përkthejë nga japonishtja në tetë gjuhë të tjera. Ideja inovative vjen për të përmirësuar komunikimin e vështirësuar nga mbajtja e maskës, kryesisht në aeroporte.

Ndërsa maskat e fytyrës janë bërë pjesë e përditshmërisë mes pandemisë së koronavirusit, një kompani japoneze ka zhvilluar një "maskë inteligjente" të lidhur me internet që mund të transmetojë mesazhe dhe të përkthejë nga japonishtja në tetë gjuhë të tjera, transmeton oranews.