Tech

Google: Hakerë kinezë dhe iranianë sulmuan fushatat elektorale të Bidenit dhe Trumpit

Google: Hakerë kinezë dhe iranianë sulmuan fushatat elektorale të Bidenit dhe Trumpit

Hakerë të mbështetur nga shteti kinez kanë bërë objekt të sulmeve të tyre anëtarët e stafit që punojnë në fushatën elektorale të demokratit Joe Biden, tha të enjten një zyrtar i lartë i sigurisë në kompaninë Google. I njëjti zyrtar tha se hakera iranianë kishin shënjestruar së fundmi llogaritë e email-it që i përkisnin stafit të fushatës së Presidentit republikan Donald Trump.

Njoftimi, i bërë në Twitter nga kreu i Grupit të Analizave të Kërcënimeve të kompanisë Google, Shane Huntley, është indikacioni i fundit i spiunazhit dixhital që ka në objektiv vazhdimisht politikanët e lartë.