Tech

Google konfirmon rënien e lëvizjes së njerëzve gjatë pandemisë

Google konfirmon rënien e lëvizjes së njerëzve gjatë pandemisë

Ndërsa qeveritë dhe komunitetet në mbarë botën i përgjigjen pandemisë së COVID-19, Google dhe gjigandët e tjerë të teknologjisë kanë përcjellë ndryshimet dramatike në lëvizjen e njerëzve ndërsa ata përballen me masat kufizuese. Zëri i Amerikës foli me banorët brenda dhe rreth zonës së Uashingtonit për të zbuluar se ku po shkojnë njerëzit këto ditë, dhe pse.

Ky dyqan në pjesën veriore të Virxhinias dikur ishte shumë i frekuentuar, duke shitur bileta të transportit publik për rreth 200 njerëz në javën e parë të çdo muaji. Covid-19 e ndryshoi këtë.