Tech

A do ta përshpejtojë COVID-19 përdorimin e robotëve në vend të punëtorëve?

Në një studim ishte menduar se deri më 2030, një e treta e punëtorëve në SHBA do të zëvendësohen nga robotët. Pandemia mund ta përshpejtojë këtë
 

Në kohën kur pandemia ka mbërthyer botën, shumëkujt mund t’i falej nëse ka harruar një tjetër kërcënim për mënyrën e jetesës së njerëzve – ngritja e robotëve.

Për më mirë a për më keq, robotët do t’i zëvendësojnë shumë qenie njerëzore në vendet e tyre të punës, thonë analistët dhe përhapja e koronavirusit po e përshpejton këtë proces.