Tech

Apple dhuron 10 milionë maska për stafin mjekësor në SHBA

Foto: Reuters

Apple ka siguruar dhjetë milionë maska për punëtorët shëndetësorë në Amerikë dhe po dhuron miliona të tjerë në gjithë botën në përpjekjet për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit.

Tim Cook, shefi ekzekutiv i kompanisë, ka njoftuar për këtë përmes një videpostimi në rrjetin social twitter.

“Apple ka siguruar dhe po dhuron 10 milionë maska për ekipin mjekësor në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Cook.

Cook ka kërkuar nga të gjithë që të rrinë nëpër shtëpi e të ruajnë distancën.

Po ashtu, pos Applet, edhe Facebooku ka dhuruar miliona maska e pajisje të tjera për stafin mjekësor në kohën e përballjes me pandeminë.