Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Facebooku mbyll zyrat në Londër shkaku i koronavirusit

Foto: Reuters

Facebook ka thënë se është duke i mbyllur zyrat në Londër deri të hënën, pasi një punonjës i saj, vizitor nga Singapori, u diagnostikua me koronavirus, raporton Reuters.

“Një punonjës, me qendër në zyrën tonë në Singapor, i cili është diagnostikuar me COVID-19 vizitoi zyrat tona në Londër më 24-26 shkurt, 2020”, ka konfirmuar Facebook përmes një deklarate.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Facebook ka thënë se zyrat e saj i ka mbyllur për t’i pastruar, derisa shton se punonjësit do të punojnë nga shtëpia.

“Prandaj po i mbyllim zyrat në Londër deri të hënën për një pastrim të madh dhe punëtorët po punojnë nga shtëpia deri atëherë”, thuhet në deklaratë.

Dje Facebook gjithashtu kishte mbyllur zyrat e saj në Seattle, po ashtu për shkak të koronavirusit që është shpërndarë mjaft shumë në këtë qytet.