Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Disneylandi i Shanghait mbyllet pas një rasti pozitiv me koronavirus

Disneylandi i Shanghait është mbyllur për së paku dy ditë, pasi në fundjavë një vizitor ka testuar pozitiv me COVID-19 pasi është rikthyer në shtëpi, raporton BBC.

Parku në Kinë është mbyllur për sot e po ashtu do të jetë i mbyllur edhe të martën, dhe gjithë vizitorët e stafi do të testohen.

Punonjësit shëndetësorë me veshje mbrojtëse kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes. Kina shpreson të arrijë në zero raste të infeksionit para se të nisin Lojërat Olimpike Dimërore në shkurt të vitit të ardhshëm. Lojërat do të mbahen në Pekin.

Shteti ku së parti është paraqitur koronavirusi i ri zyrtarisht ka regjistruar 92 raste të reja të infeksionit të hënën.

Një person që ka vizituar Disneylandin e Shanghait të shtunën ka rezultuar pozitiv me virus pasi është kthyer në një rajon fqinj, kanë njoftuar mediumet shtetërore kineze.