Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google shton edhe pesë gjuhë në sistemin e tij të përkthimit

Google tha se sistemi i tij i përkthimit online ka shtuar pesë gjuhë të reja: tatare, turkmene, ujgure, kinyarvanda dhe odia.

Gjiganti i internetit, me seli në SHBA, tha se me gjuhët e reja, sistemi i përkthimit të menjëhershëm në kompjuterë dhe pajisje mobile tani përfshin 108 gjuhë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Google tha se këto pesë gjuhë kanë paraqitur në veçanti problem, për shkak të mungesës së përkthimeve online në ato gjuhë.

Ky është shtimi i parë që bëhet pas katër vjetësh, përcjell rel.

Gjuha ujgure është zyrtare në rajonin veriperëndimor të Kinës, Ksinjiang.

Gjuha turkmene është zyrtare në Turkmenistan - shtet në Azinë Qendrore, ndërsa ajo tatare në Republikën e Tatarstanit, që ndodhet brenda Federatës Ruse.

Odia flitet në shtetin indian Odisha, kurse kinyarvanda është gjuhë zyrtare e shtetit afrikan të Ruandës.