Avatari i një hulumtueseje 21-vjeçare u sulmua seksualisht në platformën e realitetit virtual të Meta, Horizon Worlds, shkruan BBC.
“SumOfUs” për të cilët punonte hulumtuesja thanë se Meta duhet të bëjë më shumë për të shmangur dëmet në metaverse.
“SumOfUs” thotë se sulmet virtuale mund të jenë traumatike. Një përkufizim i qartë i metaverse mungon, por ekspertët thonë se është një punë në zhvillim. Përdor disa teknologji ekzistuese përfshirë realitetin virtual dhe të shtuar. Metaverse nuk është një hapësirë e vetme, por ambiente virtuale 3D ku përfshihen lojërat dhe botët virtuale.
Disa prej pjesëve të metaverse që ekzistojnë është edhe Horizon Worlds në pronësi të Meta. Por kompania ka mbështetur idenë duke investuar në miliarda dollarë për zhvillimin dhe konceptin e saj.
Raportimet e para të sulmeve ndaj avatarëve dhe sjelljeve të dhunshme bënë që Meta të prezantojë masat të reja në botët e saja virtuale.
Personal Boundary vendos një distancë të caktuar që avatarët mund t’i afrohen njëri-tjetrit, duke shmangur ndërveprime të padëshiruara.
Edhe
ChatGPT mund të gjenerojë imazhe seksuale dhe të dhunshme me një udhëzim të thjeshtë
Meta thotë se parandalon dikë që të pushtojë hapësirën personale të avatarit. Sipas Meta, distanca është 1.2 metër mes avatarit dhe atyre që nuk janë në listën e miqve.
Sipas “SumOfUs”, hulumtuesja e sulmuar u inkurajua të çaktivizonte funksionalitetin Personal Boundary.
-
Familjet italiane në betejë ligjore me Metan dhe TikTokun pas tragjedive të fëmijëve
-
BE-ja urdhëron Metan t’u japë rivalëve të inteligjencës artificiale qasje në WhatsApp
-
Facebooku dhe Instagrami akuzohen se nuk po bëjnë shumë për të mbrojtur fëmijët nën 13 vjeç
-
“Meta” duhet të paguajë 375 milionë dollarë për dështim në “sigurinë e fëmijëve”