Shtetet e Bashkuara janë shprehur të shqetësuara në lidhje sulmin kibernetik ndaj softuerit të emailave të Microsoft Exchange, duke rrezikuar më shumë se 20 mijë organizata amerikane. Kompania e madhe teknologjike, ka fajësuar Kinën për këtë sulm.
Shtëpia e Bardhë ka kërkuar reagim të shpejtë për të siguruar këtë softuer pasi hakimin e ka cilësuar si kërcënim aktiv. Shtëpia e Bardhë u ka bërë thirrje të gjitha palëve që operojnë me këta softuer, qeverisë, sektorit privat dhe akademisë që të kundërpërgjigjen menjëherë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMicrosofti ka thënë se hakerët kanë përdorur serverin e emailit për të sulmuar caqet e tyre. Gjatë dy ditëve të fundit, gjiganti teknologjik ka përditësuar softuerin për të forcuar sigurinë e tij.
Qendra e Inteligjencës brenda Microsoftit ka thënë se sulmi ka ndodhur nga një haker i sponsorizuar nga shteti, me bazë në Kinë.
Sipas kompanitë, hakerët kanë vepruar nën emrin “Hafinium”.