Një nga zyrtarët e Senatit amerikan i ka thënë Reutersit se hakerët kinezë arritën të vidhnin rreth 60 mijë emaile nga Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fillim të këtij viti, hakerët kinezë kanë kryer sulme të ngjashme, duke shkatërruar platformën e emailit të Microsoftit.
Këtë herë, hakerët arritën në rreth 60 mijë emaile dhe ato u vodhën nga dhjetë llogari të ndryshme të Departamentit të Shtetit. Ky rast ka shkaktuar edhe më tej tensione mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku Pekini zyrtar mohon të ketë lidhje me këto veprime.
“Ne duhet të forcojmë mbrojtjen tonë kundër sulmeve të tilla kibernetike. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë senatori Eric Schmidt.
-
SHBA-ja thotë se miliona llogari të amerikanëve u prekën nga sulmi kibernetik kinez
-
Microsoft: Hakerë kinezë janë futur në emailet e qeverisë amerikane
-
Sulm kibernetik ndaj Thesarit në SHBA, dyshohet se është kryer nga hakerët kinezë
-
Alarmohet Trumpi, hakerët kinezë mund t’i kenë vjedhur të dhëna nga telefoni
-
Rrjedhja e të dhënave nga firma kineze vë në pah objektivat e hakerëve të Kinës