Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

OneDrive me funksione dhe opsione të reja të menaxhimit të fajllave

Microsofti ka publikuar planet për azhurnimin e OneDrive, ndërsa roadmapi mujor i kompanisë përfshin gjëra që do të jenë në dispozicion si shërbim, raporton Neowin.

I pari në mesin e funksioneve që do të vijë është "save for later", i cili do ta bëjë pikërisht atë që sugjeron. Bëhet fjalë për fajllat e bookmarkingut dhe ruajtjen e tyre për më vonë. Kjo do të duhej ta mundësonte kthimin e lehtë në punën që është bërë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ofrohet edhe mundësia e "kërkimit të fajllave". Ka mundësi t’u dërgohet linku përdoruesve dhe të kërkoni fajlla prej tyre. Gjithashtu, do të jetë e mundur t’ua dërgoni këtë link më shumë njerëzve, por ai që e vendos fajllin do të mund ta shohë vetëm fajllin që është vendosur, shkruan KOHA Ditore. Kjo do të thotë që nëse kërkoni mjete për projekt, mund të kërkoni mjete nga shumë vendorë përmes linkut, por ata individualisht nuk do të mund t’i shohin fajllat e vendorëve/përdoruesve të tjerë.

Funksioni i fundit i ri, i cili pritet, është që emailat OneDrive të lokalizohen, sipas konfigurimeve AAD dhe Exchange.