Në fund të muajit të kaluar, Realme paralajmëroi telefonin Realme X50 5G me mbështetje dual-mode 5G. Kompania kineze nuk ka njoftuar se kur do të dalë në treg X50 5G, por tani ka zbuluar se cili çipset do ta funksionalizojë telefonin, raporton GSMArena.
Realme ka njoftuar se X50 5G do ta implementojë Snapdragon 765G SoC të lansuar së fundmi, i cili është një variant i modelit Snapdragon 765 por me një GPU pak më të fuqishme, shkruan KOHA Ditore. Çipseti gjithashtu e ka një modem të integruar Snapdragon X52 5G, i cili ofron shpejtësi të downloadimit deri në 1.2Gbps për 4G dhe deri në 3.7Gbps për 5G.
Është publikuar edhe posteri në të cilin Realme e paraqet siluetën e telefonit X50 5G, duke zbuluar se pajisja do ta ketë një vrimë punch-hole në këndin e sipërm të majtë të ekranit, me dy kamera selfie.
Aktualisht nuk ka shumë detaje në lidhje me telefonin Realme X50 5G, por priten më shumë informata gjatë javëve të ardhshme.