Tech

Mungesa e vazhdueshme e procesorëve 14nm detyron Intelin ta kthejë Pentium G3420 22nm

Inteli ka publikuar Product Change Notification (PCN), i cili e ndryshon statusin e procesorit të shuar më parë 22 nm Pentium G3420 nga "Discontinued" në "Anulimi i ndërprerjes së prodhimit të këtij çipseti plotësisht, sipas roadmapit të ri dhe ridispozicionin e tij të sërishëm në planin afatgjatë", raporton TechPowerUp .

Kjo do të thotë që Pentium G3420 do ta ketë një cikël të ri jetësor dhe do të jetë në dispozicion të klientëve deri në maj të vitit 2020, ndërsa dërgesat përfundimtare të procesorit do të jenë aktuale deri në dhjetor të vitit të ardhshëm.

Kjo është përsëri përpjekja e Intelit për ta përmirësuar disponueshmërinë e procesorëve tek partneri OEM, të cilët për një kohë janë duke e konsideruar AMD si zgjidhje – si për shkak të përmirësimeve të performancave, ashtu edhe për shkak të efikasitetit të procesorëve të kompanisë.

Pentium G3420 me 22nm me siguri nuk do ta thyejë asnjë rekord dhe me siguri do të gjindet vetëm në sistemet më të dobëta, shkruan KOHA Ditore. Kjo do ta ndihmojë Intelin t’i rialokojë disa prej kërkesave të tregut nga arkitektura 14nm përsëri në modelin 22 nm.