Raporti i Freedom on the Net: Monitorohen aktivitetet e gati 90 për qind të shfrytëzuesve

Raporti i Freedom on the Net: Monitorohen aktivitetet e gati 90 për qind të shfrytëzuesve

08 November 2019 09:34

Në raportin e ri thuhet se rrjetet sociale nuk janë edhe pa “kosto” apo edhe aq “falas”, por janë përplot me ata që manipulojnë me zgjedhje dhe qeveritë i përdorin për t’i monitoruar përdoruesit.

Në raportin e Freedom on the Net të hartuar nga organizata e pavarur Freedom House, përshkruhen rezultatet e hulumtimeve që janë shqetësuese e që lidhen me monitorimin e përdoruesve. Sipas raportit, 40 nga 65 vendet e analizuara (rreth 62 për qind) kanë zbatuar programe të avancuara të monitorimit të rrjeteve sociale.

Kur bëhet fjalë për lirinë e Internetit, Kina është etiketuar si vendi më së paku i lirë, Rusia dhe Egjipti gjithashtu etiketohen si aspak të lira. Gjithsej 89 për qind e përdoruesve të internetit, apo pothuajse 3 miliardë njerëz, janë nën një lloj programi të monitorimit, dhe ky është një numër enorm.

Në Iran ekziston një “ushtri” prej 42,000 vullnetarëve të cilët i monitorojnë të shprehurit dhe të folurit në internet. Partia Komuniste Kineze ka sistem të ngjashëm, apo njerëz që mbledhin të dhëna dhe e etiketojnë përmbajtjen problematike, shkruan Koha Ditore. Firma kineze Semptian e ka sistemin e monitorimit Aegis i cili ndihmon në monitorimin e më shumë se 200 milionë njerëzve në Kinë.

SHBA-ja është cilësuar “si e lirë” sa i përket censurimit të internetit, por raporti tregon se nuk është kështu. Raporti e përmend kompaninë izraelite për siguri kibernetike Cellebrite, e cila kohët e fundit e nënshkroi një kontratë të re me agjencinë ICE (Agjencia për Imigracion dhe Doganë) me vlerë midis 30 dhe 35 milionë dollarë. Vegla e Cellebrite ua mundëson përdoruesve t’i hakojnë lehtë telefonat mobilë dhe t’i mbledhin të gjitha të llojet e të dhënave.

Të gjitha vendet e tjera i dërgojnë zyrtarët e tyre në SHBA për të mësuar se si mund t’i monitorojnë mediat sociale.

Madje edhe “vendet e lira” si SHBA dhe Britania e Madhe i kanë monitoruar aktivistët për mbledhjen e informacioneve për grupet që protestojnë kundër imigracionit dhe politikave të kontrollit të armëve.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme