Tech

Xiaomi Mi CC9 Pro zyrtarizohet me kamerë 108MP

Pas thashethemeve dhe teaserëve të shumtë, Xiaomi Mi CC9 Pro është prezantuar zyrtarisht në Kinë, ndërsa karakteristika më e dalluar e telefonit është sistemi me pesë kamera në pjesën e pasme, nga të cilat sensori kryesor i ka 108 MP, raporton GSMArena.

Mi CC9 Pro përdor çipsetin Snapdragon 730G, ndërsa bëhet fjalë për CPU tetëbërthamëshe me dy përthama të cilat shërbejnë për performanca dhe punojnë në 2.2GHz. Telefoni ka ekran Super AMOLED 6.47 inçësh, me rezolucion Full HD+ dhe raport të faqeve prej 19.5:9. Ekrani ka skaje të lakuara, ndërsa në notch në formën e pikëzës është selfie kamera F/2.0 32MP.

Image

Kur bëhet fjalë për kamerat në anën e pasme, aty ekzistojnë pesë sensorë dhe katër blica LED. Kamera prej 108MP e përdor sensorin Samsung ISOCELL Bright HMX, të cilin së bashku e kanë zhvilluar kompania koreano-jugore dhe Xiaomi, ndërsa debutoi në modelin Mi Mix Alpha, shkruan KOHA Ditore. Xiaomi e ka sjellë thjerrëzën F/1.7 8P (në dispozicion vetëm në modelin Premium Edition), duke e bërë Mi CC9 Pro telefonin e parë në botë me një thjerrëz të tillë. Ofrohet edhe sensori 1/1.33 inçësh, i cili do të duhej të mundësojë fotografi jashtëzakonisht të detajuara në kushte të ndriçimit të ulët.

Telefoni ka edhe kamerë telofoto me mbështetje OIS, e cila ofron zoom deri 5x që shkon deri në 50x kur aktivizohet zoomimi dixhital. Xiaomi gjithashtu e ka siguruar një sensor ultra të gjerë 20MP me një fushë shikimi prej 117 shkallësh, ndërsa kamera më e vogël në pjesën e poshtme është një sensorë makro 2-10 cm. Kamera e pestë është përgjegjëse për portrete dhe bëhet fjalë për sensorin telofoto 12MP me zoom 2x.

Xiaomi Mi CC9 Pro përdor bateri prej 5260mAh, e cila deri në 58% mbushet për 30 minuta, ose deri në 100 për qind për 65 minuta, e gjitha falë mbushjes së shpejtë 30W PD. Për mbështetje softuerike është përgjegjës MIUI 11, i cili bazohet në Android 9 Pie.

Image

Mi CC9 Pro do të jetë në dispozicion në ngjyrat Aurora Green, Glacier White dhe Black Midnight. Telefoni është në dispozicion në dy variante të memories dhe hapësirës për ruajtje: 6GB dhe 128GB, përkatësisht 8GB dhe 256GB. Çmimi për Kinë është rreth 400 dollarë për modelin 6/128 GB, rreth 440 dollarë për atë 8/256 GB dhe rreth 500 dollarë për modelin 8/256 GB Premium Edition. Çmimet e telefonave me siguri do të jenë pak më të larta kur në Evropë dhe tregjet e tjera të dalë Mi Note 10.