Microsofti e ka publikuar beta aplikacionin e ri Office për Android, i cili i kombinon të gjitha veglat thelbësore të punës. Këtu përfshihen Word, Excel, PowerPoint etj. Në fakt, vetë aplikacioni është emërtuar Microsoft Office: Word, Excel, PowerPoint & more, raporton MSPowerUser.
Aplikacioni e mundëson krijimin dhe procesimin e dokumenteve, si dhe menaxhimin e dokumenteve në telefonat dhe tabletat Android, shkruan KOHA Ditore. Gjithashtu është i mundur bashkëpunimi në disa dokumente të caktuara me miqtë dhe kolegët përmes vetë aplikacionit.
Një nga funksionet që veçohen është mundësia e krijimit të fajllave PDF nga foto ose konvertimi i fajllave Word, Excel dhe PowerPoint në PDF.
Aplikacionin Microsoft Office: Word, Excel, PowerPoint & more mund ta gjejmë në Google Play Store, por mund t’i përmbajë disa bugë sepse është ende në fazën e hershme të zhvillimit Public Preview.