Apple është tani përpara Microsoftit në listën e kompanive më të vlefshme në botë

Apple është tani përpara Microsoftit në listën e kompanive më të vlefshme në botë

23 October 2019 16:33

Apple ka arritur ta kapërcejë Microsoftin dhe të rikthehet në vendin e parë të kompanive më të vlefshme në botë, dhe pjesërisht kjo u arrit për shkak të pritjeve të mëdha për gjeneratën e ardhshme të pajisjeve iPhone, raporton Softpedia.

Vlerësimi i tregut të Apple arriti të premten e kaluar në 1,065 bilionë dollarë (trilionë amerikanë), ndërsa Microsofti është në vendin e dytë me një vlerë të tregut prej 1,063 bilionë dollarë. Siç thekson BusinessInsider, Microsofti ka shënuar rënie prej 2,2 për qind, ndërsa Apple ka shënuar rënie prej vetëm 0,4 për qind.

Një nga arsyet se pse Apple është përsëri kompania më e vlefshme janë pritjet e larta të tregut nga linja iPhone 11, e cila sipas ekspertëve po shitet më mirë sesa pritej, shkruan KOHA Ditore. Aksionet e Apple të premten u tregtuan me nga 235.37 dollarë, gjë që e paraqet një rritje prej 50% në nivel vjetor.

Mbetet të shihet nëse Apple do të mund ta sigurojë pozicionin e vet udhëheqës në treg në një afat të gjatë, veçanërisht kur dihet se Microsofti ka investime agresive në biznesin cloud.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme