Sa është i qëndrueshëm Samsung Galaxy Fold i ridizajnuar

Sa është i qëndrueshëm Samsung Galaxy Fold i ridizajnuar

21 September 2019 22:14

Galaxy Fold i Samsungut përfundimisht është lansuar dhe Zacku nga kanali i njohur në YouTube, JerryRigEverything, e ka marrë këtë smartfon të palosshëm në testin e tij të famshëm dhe të pazakontë të qëndrueshmërisë.

Ekrani i jashtëm 4.6-inçësh i Galaxy Foldit i është nënshtruar gërvishtjeve të cilat i duroi deri në nivelin e gjashtë, transmeton Koha.net. Ndërsa ekrani kryesor nga polimeri, 7.3-inç, nuk është aq elastik, pasi që në nivelin e shtatë shihen dëmtimet. Madje, ekrani kryesor mund të gërvishtet edhe me thonjtë tuaj.

Pak rërë, e cila vendoset në ekran, arrin të shkojë deri në kornizë të telefonit, gjë që tregon se është më mirë ta mbani Galaxy Foldin e ridizajnuar larg nga pluhuri apo papastërtia. Interesante është se ekrani plastik i mbijetoi flakës së shkrepëses madje edhe pas disa përpjekjeve.

Në fund, ndoshta testi më i rëndësishëm i palosjes tregon se palosja në drejtim të kundërt nuk e dëmton ekranin. Dëmi i vetëm i dukshëm është çarja e vogël rreth linjës ku ndodhet antena plastike.

Për më shumë, shikoni videon.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme