Samsung Galaxy Note10 dhe Note10+ janë telefonat e parë “Wi-Fi Certified 6”

Samsung Galaxy Note10 dhe Note10+ janë telefonat e parë “Wi-Fi Certified 6”

20 September 2019 22:16

Wi-Fi Alliance ka njoftuar se programi "Wi-Fi Certified 6" është në dispozicion për pajisje, ndërsa Samsung Galaxy Note10 dhe Note10+ janë telefonat e parë që do ta kenë certifikatën për këtë standard. Kjo do të thotë që linja Note10 do ta mbështesë plotësisht standardin e ri dhe do t’ua mundësojë rrjeteve të funksionojnë në nivel optimal, raporton GSMArena.

Telefonat Galaxy S10 gjithashtu kanë koneksion Wi-Fi 6, por si duket nuk kanë marrë akreditim "Certified", shkruan KOHA Ditore. E njëjta vlen edhe për tri modelet nga linja iPhone 11.

Wi-Fi 6 i ri u ndihmon pajisjeve ta kursejnë baterinë me ndihmën e funksionit Target-Wakeup Time, i cili e njofton telefonin kur duhet të "zgjohet" për transmetimin e të dhënave, ndërsa për pjesën tjetër të kohës e mban atë në fazën e heshtur. Janë edhe përmirësimet për MIMO dhe efikasitetin e kodimit, si dhe përmirësime të tjera.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme