Tech

Telefoni i ardhshëm i palosshëm nga Samsungu do të jetë W20 5G

Samsungu tash dhjetë vjet po lanson telefona të palosshëm me dy ekrane me prekje, por këto pajisje rrallëherë shfaqen jashtë Kinës. Kjo nuk po e pengon kompaninë e Koresë së Jugut që ta prezantojë nga një variant të ri çdo vit. Këtë herë, pajisja do të quhet Samsung W20 5G dhe është pasardhësi i modelit Samsung W2019, raporton GSMArena.

Seria W zakonisht prezantohet gjatë vjeshtës, kështu që W2019 arriti në nëntor të vitit të kaluar me çipsetin Snapdragon 845. Edhe pse specifikimet e telefonit të ri nuk dihen, pritet që W20 5G do të ketë Snapdragon 855 ose 855+, ndërsa thashethemet sugjerojnë deri në 512 GB hapësirë për ruajtje, shkruan KOHA Ditore.

Çmimi i këtyre telefonave është me siguri pengesa më e madhe për lansimin e tyre global. Samsung W2019 kushtonte mbi 1200 dollarë, ndërsa për modelin W20 5G pritet një çmim akoma më i lartë për shkak të implementimit të rrjetit të gjeneratës së ardhshme.