Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google nxjerr smartphone Pixel 4, pa prekje por me sensorë

Google do të prezantojë gamën e re të produkteve, ndër të cilat bën pjesë edhe smartphone i ri Pixel 4, gjatë një evenimenti në New York, në tetor.

Produkti kryesor i këtij evenimenti do të jetë Pixel 4, një smartphone që mund të manipulohet pjesërisht pa e prekur atë, thjesht me gjeste dore të zbuluara nga sensorë, përcjell BW raportimet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas detajeve të dhëna në fund të korrikut nga gjiganti kalifornian, pajisja mund të zhbllokohet përmes njohjes së fytyrës, por të dhënat personale të mbledhura për këtë funksion nuk do t’u transmetohen shërbimeve të tjera të Google.

Risia kryesore e kësaj pajisje të re do të jetë integrimi i teknologjisë së quajtur Soli, një radar mbi të cilin ekipi i Pixel ka punuar për 5 vjet.