Redmi konfirmon kamerën 48 MP për Note 8

Redmi konfirmon kamerën 48 MP për Note 8

26 August 2019 22:16

Nën-brendi Redmi i gjigantit të njohur kinez të teknologjisë, Xiaomi, ka njoftuar zyrtarisht se smartfoni më i ri Redmi Note 8 do të vijë me kamerën kryesore prej 48 megapikselë.

Pas njoftimit zyrtar, Lu Weibing, menaxheri gjeneral i Redmi, ka publikuar një fotografi në të cilën duket Redmi Note 8 dhe katër kamerat e tij (kamera kryesore prej 48 megapikselë AI) të radhitura vertikalisht, transmeton Koha.net.

Image

Po ashtu, Redmi Note 8 do të lansohet më 29 gusht.

Në vijim mund të shihni dy fotografi të bëra me këtë smartfon të ri.

Image
Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme