Tech

Redmi Note 8 Pro do të lansohet javën tjetër me katër kamera

Në fillim të këtij muaji, nën-brendi i Xiaomit, Redmi, pati njoftuar se do të lansojë një smartfon të ri me kamerë 64 megapikselësh në tremujorin e katërt të këtij viti.

Tani, është zbuluar se smartfoni i ri do të quhet Redmi Note 8 Pro dhe se do të lansohet më 29 gusht, shkruan gsmarena.

Image

Redmi ka publikuar një poster në rrjetin social kinez, Wiebo, duke zbuluar se Note 8 Pro do të ketë tre kamera në pjesën e pasme të radhitura vertikalisht ndërsa e katërta do të jetë e vendosur në anën e djathtë, transmeton Koha.net.

Fotografia më tutje zbulon se Note 8 Pro nuk do të vijë me skanerin për gishta nën-ekran pasi është i vendosur nën tre kamerat e pasme.


Lexoni edhe: 

Xaiomi shiti mbi 20 milionë Redmi Note 7


Gjithashtu, Redmi do të lansojë Note 8 më 29 gushtë së bashku me Note 8 Pro, por nuk do të ketë kamerë prej 64 megapikselë.