Tech

Xaiomi shiti mbi 20 milionë Redmi Note 7, Note 8-shin mund ta lansojë nesër

Descriptive Text

Këtë vit, kompania e njohur kineze Xiaomi ka lansuar tre smartfonë të rinj në serinë Redmi Note 7 duke përfshirë Remi Note 7, Note 7 Pro si dhe Note 7S.

Sipas kompanisë, në mënyrë të përbashkët i ka shitur mbi 20 milionë njësi të këtyre tre modeleve globalisht.

Muajin e kaluar, ky prodhues kinez ka zbuluar se kompania ka shitur mbi 15 milionë njësi nga seria Note 7, transmeton Koha.net. Kjo nënkupton se brenda një muaji tjetër, Xiaomi ka arritur të shesë 5 milionë smartfona nga seria Note 7.

Për të festuar këtë arritje, Xiaomi mund të lansojë serinë e re Redmi Note 8 nesër ose së paku të zbulojë datën e lansimit të kësaj serie të re. Ky njoftim ka ardhur pas smartfoni i ri është certifikuar dje nga FCC (Federal Communications Commission - Komisioni Federal i Komunikimeve).

Edhe pse nuk janë zbuluar shumë detaje rreth Redmi Note 8 deri tani, besohet se do të jetë smartfoni i parë Redmi që të ketë kamerën 64 megapikselë (ISOCELL GW1) të Samsungut.