Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis kthimi i temperaturave të larta

Nxehte

Foto: Driton Paçarada

Nga e shtuna dhe e diela do të nisë rikthimi i temperaturave të larta që “u zhdukën” për pak ditë në mesjavë. Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, më 12 korrik në Kosovë temperaturat maksimale do të mbërrijnë deri 30 gradë celsius.

Gjatë ditës pritet të mbajë mot me diell e vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 27 - 30°C.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq të dielën, temperaturat do të ngrihen edhe më shumë. Ato minimale do të sillen ndërmjet 9 -13°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 29 dhe 33°C.

IHMK-ja ka këshilluar qytetarët të kenë kujdes dhe të shmangin kontaktin direkt me rrezet e diellit në periudhën nga ora 10 deri në 17, për shkak të indeksit të lartë të ultraviolet.