Disney+ do të mbështesë platforma të shumta Foto: Ubergizmo

Disney+ do të mbështesë platforma të shumta

20 August 2019 15:15

Disney+ pritet të lansohet më vonë këtë vit dhe nëse planifikoni që të abonoheni te ky shërbim, mund të jeni të interesuar të mësoni se ky shërbim për ‘streaming’ do të jetë në dispozicion për platforma të shumta në lansim.

Kjo nënkupton se do të mundë ta shikoni Disney+ përmes pajisjeve të shumta, duke përfshirë Apple TV, Android, Android TV, Chromecast, shfletuesit e internetit në PC, iPad, iPhone, PlayStation 4, Roku, Roku TV, si dhe Xbox One, shkruan ubergizmo. Më herët është thënë se pajisjet ‘streaming’ të Amazonës, si Amazon Fire TV, është hequr nga lista por ekziston një mundësi se mund t’i shtohet listës më vonë.

Pas të gjithave, këto pajisje janë vetëm ato që do të kenë mbështetje në lansim, kështu që supozohet se me kohë mbështetje do të kenë edhe shumë platforma të tjera.

Gjithashtu, Disney+ fillimisht do të lansohet në SHBA por pritet që të mbulojë tregun edhe të Kanadasë, Holandës, Australisë dhe Zelandës së re në muajin nëntor, transmeton Koha.net. Kompania, po ashtu, planifikon të zgjerohet në tregjet ndërkombëtare në dy vjetët e ardhshme.

Sa i përket çmimit, Disney+ do të kushtojë 6.99 dollarë për muaj ose 69.99 dollarë nëse e paguani për një vit. Po ashtu, do të ketë çmim edhe prej 12.99 në muaj i cili do të përfshijë shërbimin Dinsey+, Hulu dhe ESPN+.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme