A është e ardhmja e udhëtimit në hapësirë ​​vetëm për të kamurit?

A është e ardhmja e udhëtimit në hapësirë ​​vetëm për të kamurit?

19 August 2019 08:46

Revolucioni hapësinor është para nesh - kështu thotë vala e re e sipërmarrësve të teknologjisë që zotohen ta kolonizojnë kozmosin.

Disa miliarderë dhe kompanitë e tyre të raketave thonë se lista e vogël e njerëzve - 573, nga llogaritja e ekspertit të hapësirës Jonathan McDowell - të cilët kanë fluturuar në hapësirë ,​​do të bëhet shumë më e gjatë. Ata premtojnë se më shumë njerëz të zakonshëm mund të kenë përvoja të ngjashme me astronautët e shumëtrajnuar.

Por kuriozët galaktikë duhet ta kenë parasysh: udhëtimi në hapësirë ​​do të mbetet me siguri i shtrenjtë për këdo që është jashtë 1% ( njerëzve më të pasur) për një kohë shumë të gjatë.

Një qëndrim në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor kushton dhjetëra miliona dollarë. Një grup i quajtur Space Adventures ua ka ofruar individëve të pasur mundësinë për të fluturuar në stacion në bordin e raketave të ndërtuara ruse, dhe deri më tani shtatë klientë e kanë bërë udhëtimin, shkruan “Koha Ditore”. Kohët e fundit miliarderi i Cirque Du Soleil, Guy Laliberte, i pagoi 35 milionë dollarë për t’i kaluar disa javë në hapësirë. Dhe pasi NASA njoftoi në fillim të këtij viti se do ta hapte pjesën amerikane të ISS-së për astronautët privatë, Bigelow Aerospace tha se do t’i koordinojë udhëtimet për 52 milionë dollarë për ulëse.

Image

SpaceX po planifikon gjithashtu t’ia kërkojë një shumë të panjohur të parave një miliarderi japonez për një mision hënor të parashikuar për dekadën e ardhshme.

Në fundin më të lirë të spektrit është Virgin Galactic. Kompania e krijuar nga Richard Branson planifikon të ofrojë fluturime 90-minutëshe në atmosferën e sipërme për rreth 200.000 deri 250.000 dollarë. Ky është afërsisht çmimi mesatar për një shtëpi në Shtetet e Bashkuara.

Konsumatorët e Virginit do të hipin në një aeroplan hapësinor me gjashtë ulëse, të quajtur “SpaceShipTwo”, i cili do të ngjitet në 12.200 metra, me ulëse nën krahët e avionit hapësinor. Avioni i cili fluturon përmes raketave më pas do të shkëputet dhe do ta ndezë motorin e tij ndërsa pasagjerët udhëtojnë deri në 80 kilometra mbi tokë, kufiri që konsiderohet nga Qeveria amerikane si diçka që e shënon fillimin e hapësirës së jashtme.

Galactic pranon se klientela e tyre aktuale është shtresa e pasur: Shumica e 600 personave që janë regjistruar për udhëtime kanë pasuri neto mbi 10 milionë dollarë, sipas dokumenteve të fundit të zbuluara. Një e treta kanë pasuri mbi 20 milionë dollarë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme