Tech

Televizori i ri i Samsungut “The Wall” ka ekran 292 inçësh dhe rezolucion 8K

Vitin e kaluar, gjatë panairit CES, Samsungu ka prezantuar televizorin e emërtuar "The Wall". Emri i pajisjes vjen nga madhësia prej 146 inçëve, e cila ia mundëson ta mbulojë një mur të tërë. Samsungu tani e ka një The Wall të ri, i cili me madhësi ia kalon modelit të mëparshëm, raporton Ubergizmo.

The Wall Luxury TV i gjeneratës së ardhshme ka ekran prej 292 inçëve. Gjithashtu, televizori vjen me rezolucion 8K, që do të thotë se përmbajtja e shfaqur në të do të jetë goxha e qartë, shkruan KOHA Ditore.

Image

Koncepti i televizorit The Wall është i karakterit modular. Kjo përfshin përdorimin e microLED-eve si dhe faqeve pa korniza, për ta krijuar një ekran të pandërprerë dhe të madh. Gjithashtu, kur bëhet fjalë për madhësinë, përdoruesit do të mund ta konfigurojnë televizorin me një madhësi prej 73 inçësh në rezolucion 2K deri në 292 inçë në rezolucionin 8K.

Samsungu njoftoi se The Wall Luxury TV do të jetë në dispozicion nga korriku, por nuk ka përmendur çmimin e pajisjes.