Tech

Prezantohet zyrtarisht Lenovo Z6 Pro 5G Discovery Edition

Muajin e kaluar Lenovo e prezantoi në Kinë telefonin premium Z6 Pro Android, ndërsa gjatë kësaj ngjarjeje kompania njoftoi se versioni 5G i modelit Z6 Pro do të arrijë në një moment në të ardhmen. Tani është prezantuar zyrtarisht modeli i ri Z6 Pro 5G Discovery Edition në Kinë, raporton DroidShout.

Lenovo Z6 Pro 5G Discovery Edition është identik me variantin 4G, të prezantuar muajin e kaluar, sipas specifikimeve harduerike dhe dizajnit. Siç shihet nga emërtimi i pajisjes, dallimi kryesor është në shtimin e modemit X50 5G në modelin Discovery Edition. Lenovo nuk e ka njoftuar çmimin dhe disponueshmërinë e telefonit.

Lenovo Z6 Pro 5G e ka një ekran AMOLED prej 6.39 inçësh me rezolucion Full HD+. Modeli është gjithashtu në gjendje të paraqesë përmbajtje HDR10. Telefoni mbështetet në procesorin tetëbërthamësh Qualcomm Snapdragon 855 dhe GPU Adreno 640. Telefoni i ka 12GB RAM dhe 512GB UFS 2.1 hapësirë të ruajtjes, shkruan KOHA Ditore.

Lenovo Z6 Pro 5G Discovery Edition e ka një sistem me katër kamera në anën e pasme, me përmirësime të AI. Sistemi përbëhet nga sensori kryesor prej 48MP, kamera kënd-gjerë 16MP, telefoto 8MP dhe sensor shtesë prej 2MP. Përveç kësaj, telefoni ka gjithashtu sensor ZoF. Në pjesën e përparme është kamera 32MP për selfie dhe video biseda.

Të gjitha këto furnizohen me një bateri me kapacitet prej 4000mAh për mbushje të shpejtë prej 27W. Karakteristika të tjera e përfshijnë një sensor për gjurmë gishtash në ekran, audio Dolby Atmos, GPS me dy frekuenca dhe mbështetje për Face Unlock. Për mbështetje softuerike është përgjegjëse ZUI 11, i bazuar në Android 9 Pie.